Pas vrasjes në Klinë kryetari i Komunës ngushëllon familjen: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për liri

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Elezaj e ka vlerësuar lart figurën e të ndjerit duke theksuar se ai ishte një atdhetar i madh që dha kontribut të çmuar për lirinë e vendit.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur”, ka deklaruar Elezaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin duke përfunduar me mesazhin: “U prehtë në paqe!”. /Kosova.info/


Go to TOP