Rrahje mes disa personave në Ferizaj, policia sekuestron armë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mosmarrëveshje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka përfunduar me rrahje mes disa personave.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar pesë persona në cilësinë e të dyshuarve, si dhe një në cilësinë e viktimës.
“Gjatë kontrollit, nga njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kanosur viktimën dhe një armë tjetër pistoletë lodër”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/
Prev Post
Policia me aksion në ARBK
