Merz: Nuk do të marrim pjesë në luftën kundër Iranit

Kancelari e Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, raporton NBC News.

Merz ka thënë se kjo luftë nuk është çështje për NATO-n.

“Ne nuk kemi mandatin nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose NATO që kërkohet sipas Ligjit Themelor. Prandaj ishte e qartë që nga fillimi se kjo luftë nuk është një çështje për NATO-n”, ka deklaruar Merz në një konferencë për shtyp në Berlin.

Ai tha se nuk ishin konsultuar nga ShBA dhe Izraeli para kësaj lufte.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli gjithashtu nuk na konsultuan para kësaj lufte…Prandaj nuk shtrohet fare pyetja se si Gjermania mund të përfshihet ushtarakisht në këtë çështje” shtoi ai.


Go to TOP