Fitore të rëndësishme për Istogun e Terezën
Istogu e Tereza i kanë fituar ndeshjet e së dielës, të vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në Banjë, kampioni në fuqi, Istogu, fitoi 45:21 ndaj Ulpianës. Ndërkohë në Obiliq, Tereza e mposhti Besën e Pejës me rezultat 32:23.
Adelina Berisha e Joneide Olikaka i shënuan nga dhjetë gola për Istogun.
Tetë gola për Ulpianën i shënoi Elisa Krasniqi.
Në Obiliq, Arjeta Imeraj udhëhoqi Terezën me 11 gola, derisa nëntë i kishte Kaltrina Paci. Tetë gola për Besën i kishte Edona Radoniqi, derisa shtatë i realizoi Samanda Konjuhaj.
Istogu e mban vendin e tretë me 15 pikë nga 10 ndeshje. Tereza është e gjashta me 10 pikë nga 11 ndeshje.
Ulpiana mbetet e parafundit me tri pikë, ndërsa Besa i ka dy në të fundit. /Kosova.info/
