Koncerti i Ansamblit Shota përmbyll manifestimin ‘Kurora e Lirisë’ në Bern
Në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës sublime të familjes Jashari, në Bern të Zvicrës u mbajt manifestimi përkujtimor “Kurora e Lirisë”.
Manifestimi u përmbyll me koncertin e ansamblit Shota.
Në këtë aktivitet morën pjesë djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, ministrat Xhelal Sveçla dhe Andin Hoti, deputetë nga Maqedonia e Veriut, familje dëshmorësh, si dhe përfaqësues të korit diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë.
