Kryetarja Haxhiu priti Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Në takim u diskutua puna e Agjencisë, raporti që ajo përgatit për Kuvendin, si dhe bashkëpunimi midis dy institucioneve. 

Kryetarja Haxhiu dhe Drejtori Buleshkaj diskutuan gjithashtu për aspektin buxhetor që do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë, për nevojat funksionale si dhe për projekte që e forcojnë institucionin në aspektin zhvillimor./Kosova.info/

Go to TOP