Derbi i zjarrtë në Ferizaj i takon Kastriotit
Kastrioti e Rahoveci kanë luajtur tjetër derbi të zjarrtë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në praninë e afro 2000 shikuesve, të enjten mbrëma, Kastrioti fitoi me rezultat 27:25.
Ndeshja ishte shumë e fortë, betejë e vërtetë sportive. Është luftuar për çdo top, nga fillimi e deri në fund.
Ferizajasit ishin në epërsi shumicën e kohës, por rahovecasit nuk u dorëzuan për asnjë moment.
Kur po vendosej fituesi, u shqua portieri i Kastriotit, Wadi Chebbi, me disa pritje që bënë dallimin.
Adonit Isufi ishte më efikasi te Kastrioti me tetë gola. Shtatë i shënoi Alban Haziri e katër Beni Sula.
Te Rahoveci nga gjashtë gola i shënuan Egzon Gjuka e Alban Haziri. Katër i kishte Guilherme Fernandes.
Me fitore Kastrioti kthehet në vendin e parë me 36 pikë nga 20 ndeshje. Rahoveci renditet i dyti me 34 pikë.
Po të enjten, Vëllaznimi e mposhti në Gjakovë skuadrën e Prishtinës me rezultat 33:26.
Matheus Henrique ishte më efikasi te Vëllaznimi me 10 gola. Në tetë u ndal Florian Rexha.
Te Prishtina, Albi Gjuka i realizoi 9 gola, kurse Enis Kuleta tetë.
Vëllaznimi u forcua në vendin e katërt me 20 pikë.
Prishtina mbetet e parafundit me 9 pikë. /Kosova.info/
