Arsenal fiton ndaj Brighton & Hove Albion

Arsenal ka shënuar fitore1:0 ndaj Brighton, duke e rritur në shtatë pikë epërsinë në krye të Premier League.

Golin e vetëm të takimit e ka realizuar Bukayo Saka në pjesën e parë. Pas një depërtimi nga e djathta, ai ka goditur nga jashtë zonës dhe topi ka përfunduar në rrjetë, duke kaluar mes duarve dhe këmbëve të portierit Bart Verbruggen.

Brighton ka pasur rast të artë në fillim, kur Carlos Baleba ka tentuar të shënojë me një parabolë pasi portieri David Raya ka qenë jashtë pozicionit, por Gabriel ka shpëtuar gol të sigurt duke larguar topin nga vija fatale.

Në pjesën e dytë, vendasit e kanë shtuar presionin dhe rrezikuan me Georginio Rutter dhe Mats Wieffer, por Raya ka qenë në vendin e duhur.

Edhe pse nuk ka qenë në formën më të mirë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka arritur ta ruajë epërsinë dhe ka përfituar nga hapi fals i rivalit për titull.

Arsenal tani afrohet gjithnjë e më shumë me titullin e parë kampion, ndërsa Brighton mbetet në mesin e tabelës.


Go to TOP