Balla nga Parlamenti Evropian bën thirrje për peticionin e krerëve të UÇK
Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla, bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i është bashkuar thirrjes për nënshkrimin e peticionit kombëtar për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të iniciuar nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare
“Bashkë me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibrani i bashkohemi thirrjes ndaj të gjithë shqiptarëve, në trojet kombëtare, në diasporë të nënshkruajnë Peticionin Kombëtar – drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka shkruar në Facebook.
Ai ka thënë se ky peticion është thirrje për qytetarët që të mbrojnë vlerat e luftës çlirimtare dhe dinjitetin e saj. /Kosova.info/
