Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes.
