I dyshuari për bashkëpunim me Mossad-in lirohet nga paraburgimi, Koci: Liridon Rexhepi është i pafajshëm

Avokat Arianit Koci ka bërë me dije se është liruar nga paraburgimi Liridon Rexhepi, i cili ishte arrestuar në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me shërbimi sekret i Izraelit(Mossad).

Ai ka bërë me dije se lirimi nga paraburgimi i një personi që dyshohet për spiunazh është indikacion serioz se ai mund të shpallet i pafajshëm.

“Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces. Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit. Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet. P.S. Shpreh respekt për punën e avokatit Emrah Kaya, National Intelligence Organization (MIT) – shërbimin kombetar i inteligjencës turke, për Prokurorinë e Turqisë në trajtimin e këtij rasti, si dhe falënderoj konsullën Suzana Novoberdalia për angazhimin dhe mbështetjen e saj”, ka shkruar ai.

Go to TOP