Luna shkëlqen në Dubai, fiton vendin e parë në Teknologji
Ish deputeti Hajdar Beqa ka ndarë një lajm të gëzueshëm familjar duke bërë të ditur se Luna ka fituar vendin e parë në fushën e Teknologjisë në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Dubai.
Sipas Beqës, kjo arritje është rezultat i përkushtimit, seriozitetit dhe guximit që Luna ka treguar në përballje me sfidat duke e marrë çdo detyrë me përgjegjësi të lartë dhe vendosmëri.
Ai theksoi se si prindër do të jenë gjithmonë pranë saj në çdo hap të rrugëtimit të saj, në çdo sfidë dhe në çdo ëndërr që ajo zgjedh të ndjekë.
“Krenarë me ty, LUNA”, ka shkruar Beqa duke shprehur emocionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar për suksesin e saj në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
