Rivarrimi i dëshmorit Jeton Idriz Hoxha mbahet më 16 shkurt në Shqiponjë
Me nderim dhe respekt të thellë njoftohen familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët se do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut, Jeton Idriz Hoxha, i cili ra dëshmor më 02.08.1998 në Cermjan.
Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 16.02.2026, në orën 12:00, në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë. Në këtë ceremoni përkujtimore do të marrin pjesë institucione lokale dhe qendrore, si dhe ish-kryeministri dhe komandanti Ramush Haradinaj.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit./Kosova.info/
