Sheriati gaboi

Shkruan: Pal SHTUFI

Siç e dini, para dy ditësh Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuza Muhamet Haradinajn, i cili ishte akuzuar për hedhjen e simboleve kombëtare në një shportë mbeturinash, në Festën e Ditës së Flamurit.

Pra, gjykata nuk po e shqyrton veprën konkrete, por qëllimin. Për t’i “ndihmuar” gjykatësit, janë ftuar edhe dy dëshmitarë të tjerë – “ekspertë që lexojnë qëllimin” – të cilët, sipas arsyetimit, e kanë ndihmuar gjykatën në këtë vlerësim. Rezultati doli: i pandehuri, edhe pse përdhosi flamurin kombëtar para nxënësve të tij, nuk paskësh pasur qëllim të keq.

Gjithandej botës islame Sheriati beson, nuk ka nevojë për fakte. Mbase faktet janë të tepërta, si në këtë rast ku “të akuzuarit ia lexon qëllimin e keq, ndërsa besimtarit qëllimin e mirë.”

Një katolik “për kokë turku”

Rreth 99 për qind e gjykatësve shqiptarë i përkasin fesë islame, mirëpo Sheriati e kishte gjetur një shqiptar katolik nga Peja për ta shpallur lirimin e islamistit nga akuza. Ky gjykatës quhet Leon Perlaskaj, të cilin mund ta shihni duke e lexuar vendim e Sheriatit.

Me Leonin, ka menduar prapavija e zezë, i lajmë duart si Pilati që i lau për Krishtin dhe jemi rehat. E nxjerrim një katolik para botës dhe lirimi i islamistit nga akuza arsyetohet pa kundërshtime. Këtu gaboi Sheriati.

Ana tjetër

Po të ishte shpallur fajtor i akuzuari, kurrë nuk do të kërkohej një katolik për ta shpallur dënimin e mëritur. Ç’është e vërteta, kjo lojë e tejdukshme, nxjerr në sipërfaqe tërë shëmtinë e kësaj gjykate. Një hetim i drejtë do të mund të zbulonte shumëçka, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë vullnet për një gjë të tillë.

* * *

(Një njeri i zakonshëm, me emër dhe mbiemër katolik, ndoshta nuk do ta pranonte një detyrë kaq të ndjeshme. Meqë nuk dihen rrethanat pse ai e ka pranuar një barrë të tillë, është më mirë të pritet dhe të mos spekulohet)


Go to TOP