Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skënderaj për shkak të një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skënderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e mesme.

KRU “Mitrovica” u  ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e këtij defekti. /Kosova.info/


Go to TOP