Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit

Frida Karlsson nga Suedia ka fituar siguruar medaljen e artë në garën e skiatlonit 10 km + 10 km për femra në Olimpiadën Dimërore Milano Cortina 2026.

Suedezja e ka përfunduar garën me kohën 53:45.2, duke treguar një dominim të qartë ndaj konkurrenteve të saj.

Shoqja e skuadrës, Ebba Andersson, e ka fituar medaljen e argjendtë me kohën 54:36.2, duke pasur një diferencë prej 51 sekondash nga Karlsson.

Medaljen e bronztë e ka fituar Heidi Weng nga Norvegjia, e cila e ka përfunduar me kohën 55:11.9, +1:26.7 nga fituesja.

Ky triumf shënon medaljen e parë të artë për Suedinë në garat e skiut nordik në këtë Olimpiadë.


Go to TOP