Ruzhdi Shehu pret deputetin Ukë Rugova: Juniku do ta ketë zërin e tij në Kuvend
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës, Ukë Ibrahim Rugova.
Shehu tha se takimi ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë për Komunën e Junikut duke theksuar se Ukë Rugova është djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.
Gjatë takimit, deputeti Ukë Rugova ka konfirmuar se do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës dhe se do të ofrojë kontributin e tij pa asnjë rezervë në shërbim të Komunës së Junikut dhe qytetarëve të saj.
Kryetari Shehu e falënderoi deputetin Rugova për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme për Junikun duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në projekte dhe iniciativa në interes të qytetarëve. /Kosova.info/
