Ballkani përforcohet me Ebrima Gaye

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ebrima Gaye, i cili do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës nga Suhareka.

Sipas njoftimit të klubit suharekas, futbollisti nga Gambia vjen nga klubi BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni ka treguar formë të mirë.

“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë. Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”, ka njoftuar klubi nga Suhareka. Mirë se erdhe te Ballkani, të urojmë suksese Ebrima Gaye!”.


Go to TOP