Fenerbahçe e falënderon Erdogan për transferimin e N’Golo Kante

Fenerbahce ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen rreth transferimit të mesfushorit francez N’Golo Kanté nga klubi saudit Al-Ittihad.

Transferimi i Kante ka qenë në rrezik të dështonte për shkak të një gabimi administrativ, por çështja është zgjidhur pas ndërhyrjes institucionale, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.

Klubi nga Stambolli e ka cilësuar Kante si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror.

Presidenti i Fenerbahce, Sadettin Saran, e ka falënderuar publikisht Erdoganin për rolin e tij në përmbylljen e transferimit, duke theksuar se kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e klubit dhe futbollit turk.

Fenerbahçe aktualisht është në garë për titull në kampionat dhe këtë muaj do të përballet edhe me Nottingham Forest në fazën eliminatore të Europa League.


Go to TOP