Fenerbahçe e falënderon Erdogan për transferimin e N’Golo Kante
Fenerbahce ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen rreth transferimit të mesfushorit francez N’Golo Kanté nga klubi saudit Al-Ittihad.
Transferimi i Kante ka qenë në rrezik të dështonte për shkak të një gabimi administrativ, por çështja është zgjidhur pas ndërhyrjes institucionale, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.
Klubi nga Stambolli e ka cilësuar Kante si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror.
Presidenti i Fenerbahce, Sadettin Saran, e ka falënderuar publikisht Erdoganin për rolin e tij në përmbylljen e transferimit, duke theksuar se kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e klubit dhe futbollit turk.
Fenerbahçe aktualisht është në garë për titull në kampionat dhe këtë muaj do të përballet edhe me Nottingham Forest në fazën eliminatore të Europa League.
