Edhe një dorëheqje në LDK-në e Prizrenit

Çabej Nurkollari ka njoftuar dorëheqjen e tij nga funksioni i Kryetarit të Nëndegës “Gani Çavderbasha” të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një njoftimi publik, Nurkollari ka bërë të ditur se vendimi vjen si pasojë e rrethanave personale dhe profesionale, por edhe për shkak të mungesës së theksuar të bashkëpunimit, koordinimit dhe mbështetjes nga ana e Degës, e cila, sipas tij, ka funksionuar në mënyrë të mbyllur, me vendimmarrje të përqendruar tek disa persona të caktuar duke anashkaluar strukturat dhe frymën demokratike.

Ai theksoi se, pavarësisht përkushtimit dhe përpjekjeve të tij për një angazhim të ndershëm, transparent dhe gjithëpërfshirës, këto rrethana e kanë bërë të pamundur funksionimin normal dhe realizimin e aktiviteteve të Nëndegës.

Nurkollari ka falënderuar anëtarët e Nëndegës për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar duke shprehur shpresën që në të ardhmen strukturat e Degës të hapen më shumë ndaj anëtarësisë, të veprojnë me përgjegjësi, transparencë dhe qasje kolegjiale, në funksion të forcimit real të LDK-së. /Kosova.info/

Go to TOP