IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije dhe ka bërë publik listën e zonave ku uji nuk rekomandohet për konsum.
Në njoftimin e dhënë nga Instituti, zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,
Vragoli.
Rajoni i Gjilanit
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës
Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit
Malishevë.
