Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. /Kosova.info/
