Arma e Artilerisë Tokësore të Shqipërisë kremton 105-vjetorin e krijimit
Në ambientet e repartit të Regjimentit të Mbështetjes me Luftim, me rastin 105-vjetori të krijimit të Armës së Artilerisë Tokësore të Shqipërisë, u mbajt një ceremoni zyrtare për të kujtuar historinë, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj misionit luftarak të kësaj arme.
Aktiviteti u shoqërua edhe me një Ditë të Hapur, duke ofruar mundësinë për të njohur nga afër historinë, misionin dhe pajisjet e kësaj arme.
“Ceremonia dhe Dita e Hapur dëshmuan se kjo armë mbetet një shtyllë e sigurisë, duke bashkuar traditën me modernizimin, përmes kapaciteteve të reja dhe vizionit për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura të Shqipëriosë.
Tutje theksohet se gjatë 105 viteve të ekzistencës së saj, Artileria Tokësore ka qenë dhe vijon të mbetet garanci e fuqisë, gatishmërisë dhe mbështetjes vendimtare për Forcën Tokësore, duke kontribuar në përmbushjen e misioneve sot, nesër dhe për brezat që vijnë.
“105 vjet vlera, përgjegjësi dhe besim në të ardhmen”. /Kosova.info/
