Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve. /REL/
Një fotografi e shkrepur më 7 janar në një muze në Herat, në perëndim të Afganistanit, shfaq fotografi historike të censuruara me ngjyrë të zezë të Budës të Bamijanit.“Ligji i moralit” ndalon fotografitë apo videot e “qenieve të animuara”. Ky ligj fillimisht u miratua nga udhëheqja talibane në gusht të vitit 2024, por ndikimi i tij është ndierë ngadalë, dhe nuk është zbatuar në çdo rajon të Afganistanit.Një menu ushqimore në provincën jugore të Helmandit shfaq atë që AFP-ja e ka përshkruar si një peshk të “censuruar”.Më 8 janar, Qendra e Gazetarëve në Afganistan njoftoi se talibanët kanë nisur të zbatojnë ndalesën në provincën qendrore të Uruzganit, duke bërë që në 24 nga 34 provincat e Afganistanit të zbatohet ligji që ndalon imazhet e qenieve të gjalla.Manekinë me fytyra të mbuluara në një treg në provincën Bamijan.Mediat në rajonet ku po zbatohet ligji janë detyruar që të mbështesin transmetimet e tyre vetëm në audio ose të shfaqin imazhe të ndërtesave dhe peizazheve. Raportohet se të paktën 20 stacione televizive janë mbyllur si pasojë e ndalesës.Një reklamë për shitjen e peshkut në Helamnd. Sytë e peshkut janë mbuluar me fjalën “shumicë”.Një burrë, që udhëheqës një kompani që ofron guida turistike rreth Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë se kukullat në dyqanet e lodrave po ashtu janë mbuluar në disa zona. Ai tha se kur dyqanet e rrobave iu përgjigjën ndalesës duke mbuluar fytyrat e manekinëve të tyre, të gjithë turistët e huaj iu bënë fotografi kukullave nëpër dyqane.Një manekin i mbështjell me letër alumini në një dyqan për rroba të burrave në Kabul më 29 dhjetor 2025.Një ciceron, identitetin e të cilit REL-i nuk do ta zbulojë për arsye sigurie, tha se beson që ndalesa është rezultat i interpretimit ekstrem të ligjeve islamike, së bashku me izolimin e talibanëve nga kultura urbane e Afganistanit gjatë dekadave të kryengritjes. “Sepse ata nuk ishin në qytet, mendimet e tyre janë më konservatore”, u shpreh ai.Një poster shfaq emra dhe avatarët anonimë të studentëve të Universitetit të Mjekësisë të Afganistanit në provincën Kunduz në maj të vitit 2025.“[Talibanët] kanë kaluar 20 vjet në shkretëtira ose male”, tha punonjësi i turizmit. “Sigurisht, kur vjen n[ë qytet nga shkretëtira ose nga malet pas 20 vjetësh dhe sheh ndërtesa me 15 kate ose tualete të stilit perëndimor apo gjithçka tjetër, befasohesh”.Një punonjës në një muze lexon një libër para fotografive të censuruara të qenieve të gjalla që janë të ekspozuara në muzeun në Herat më 7 janar.Kurani nuk ndalon imazhet e qenieve të gjalla, por disa hadithe – teste të lashta që besohet se dokumentojnë veprimet, karakteristikat dhe zakonet e Profetit Muhamed – tregojnë se profeti Muhamed ishte kundër shfaqjes së qenieve të gjalla.Një manekin në një dyqan rrobash me fytyrë të mbuluar me letër alumini.Në një hadith thuhet: “Ata që përpiqen të krijojnë diçka të ngjashme me krijesat e Allahut do të marrin ndëshkimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit”.Një kukull e mbuluar në Kabul.Disa kritikë kanë akuzuar talibanët se përdorin ndalesën e imazheve si mënyrë për të kufizuar dokumentimin e jetës së vështirë nën sundimin taliban.Një grua me burkë e fotografuar në provincën Balk në tetor të vitit 2025.“Kjo ndalesë në praktikë fsheh nga sytë e botës përditshmërinë, shtypjen, torturat dhe shkeljet e shumta politike, ligjore dhe të drejtave të njeriut nga talibanët në Afganistan”, tha më 2024 gazetari Rahraw Omarzad, drejtor i Qendrës për Arte Bashkëkohore në Afganistan në Mërgim.