GO+ Peja ndan rrugët me trajnerin Greg Gibson

GO+ Peja ka njoftuar sot largimin e trajnerit amerikan Greg Gibson. Trajneri Gibson e lë klubin në vendin e tretë me 23 pikë, pas tetë fitoreve dhe shtatë humbjeve.

“Me marrëveshje të dyanshme, GO+ Peja ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson. E falënderojmë për kontributin e tij gjatë këtyre gjashtë muajve dhe i urojmë suksese në karrierën e ardhshme,” njofton klubi në Facebook. 

Të enjten, GO+ Peja pësoi humbjen e tretë radhazi, duke u mposhtur 98:61 nga Trepça. /Kosova.info/


Go to TOP