Nis ndërtimi i ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë në Kosovë
Me vendosjen e gurthemelit kanë filluar zyrtarisht punimet për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, një projekt që synon forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e profesioneve shëndetësore në Kosovë.
Ceremonia u mbajt në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë Ambasadorin e Luksemburgut, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Prishtinës.
Ndërtesa do të shërbejë si adresë e përbashkët për odat profesionale, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim profesional, koordinim institucional dhe forcim të sistemit shëndetësor në vend. /Kosova.info/
