Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët për të shmangur disa rrugë
Për shkak të reshjeve të mëdha, Komuna e Gjilanit ka apeluar që qytetarët të shmangin përkohësisht qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
Për shkak të reshjeve të mëdha, disa rrugë në Gjilan janë të bllokuara përkohësisht, përfshirë rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
“Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.
