Inter fiton ndaj Parma dhe shkëputet në krye të Serie A

Inter ka vazhduar formën e mirë në Serie A, duke fituar 2-0 në udhëtim ndaj Parmës dhe duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat.

Me këtë sukses, “zikaltërit” kanë rritur epërsinë në krye të tabelës në katër pikë.

Inter e ka dominuar pjesën e parë dhe ka krijuar disa raste të pastra shënimi.

Goli i epërsisë ka ardhur në minutën e dyzet e dytë, kur Federico Dimarco ka shënuar pas asistimit të Pio Espositos.

Në pjesën e dytë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, Inter ka vazhduar ta kontrollojë lojën. Parma është mbrojtur mirë, por nuk ka arritur të rrezikojë seriozisht.

Në minutat shtesë, Marcus Thuram e ka shënuar golin e dytë, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, Inter forcon pozitën e liderit në Serie A, ndërsa Parma mbetet ende mbi zonën e rënies, por me formë jo të mirë në ndeshjet e fundit në shtëpi.


Go to TOP