Forcat iraniane qëllojnë drejt protestuesve

Forcat iraniane të sigurisë qëlluan dhe, sipas raportimeve, vranë protestues ndërsa demonstratat vazhduan në mbarë vendin.

Grupi norvegjez për të drejtat e njeriut, Hengaw raportoi se të paktën katër persona u vranë dhe 30 u plagosën në qytetin perëndimor iranian Malekshahi më 3 janar.

Protestat kanë vazhduar në qytete të tjera për natën e tetë me radhë, pas zhvlerësimit të valutës iraniane, inflacionit të lartë dhe krizës së energjisë.

Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! /REL/


Go to TOP