Aksident në Drenoc të Klinës, automjeti përfundon në skaj të rrugës
Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, më konkretisht në fshatin Drenoc të Klinës.
Në pamjet e publikuara në mediat lokale, shihet se një automjet ka përfunduar në periferi të rrugës.
Nga aksidenti në fjalë nuk dihet për të lënduar.
