Përfundon Presidenca daneze e BE-së, Osmani thekson rëndësinë e zgjerimit meritokratik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin me sukses të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2025.
Në një postim në rrjetin social X, Osmani ka falënderuar kryeministren daneze, Mette Frederiksen, për lidershipin e treguar në promovimin e sigurisë dhe unitetit evropian, si dhe për mbështetjen ndaj një procesi të zgjerimit të besueshëm dhe të bazuar në merita.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova pret me padurim vazhdimin e përpjekjeve për ta afruar vendin një hap më pranë Bashkimit Evropian gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros në vitin 2026.
Po ashtu, ajo i ka uruar Qipros shumë suksese në marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për integrim evropian.
