Lumiri ky humbës i madh

Shkruan: Besim XANI

Shumë thjesht, refuzimi kategorik i LDK që mos të bashkëpunoj me askënd e ka bërë që këto zgjedhje të kenë një dozë emocionale neurotike nga elektorati dhe si hakmarrje ndaj LDK 70,000 vota i kanë shkuar drejtpëdrejtë VV. Çudija më e madhe ata për asnjë çmim nuk pranojnë formimin e qeverisë vetëm nese u jepet Kryeministria! Mu çudit sa intelektualin e ka LDK dhe se kanë hetuar, se popullin e ndëshkon sabotatorin, aq më keq flasin si pasardhës të Rugovës. Nuk besoj që Rugova e kishte lënë vendin një vit pa qeveri por këtu kemi të bëjmë, me një lider narcizoid, ku e shkatërroj LDK, kurse PDK i ruajti votat nuk i rriti. Gabimi i PDK ka qenë se, qysh kur kanë shkuar krerët e UÇK në Hagë Bedri Hamza është dashur të merr partinë në dorë dhe kjo i ka kushtuar PDK, sepse Bedri Hamza është nominuar për Kryeministër tepër vonë, as ky gabim nuk i falet PDK, gjë që i kushtoj me votë. Krenaria intelektuale, e ka bërë që këto zgjedhje LDK të merr goditjen fatale nga populli. Ky duhet të jetë leksion për të gjithë njerëzit e politikës, ata duhet ditur se janë vetëm shërbëtor asgjë tjetër, përbuzja e shtetit nga LDK e ka kthyer në votë neurotike 50% të popullit, duke thënë me vete përsëri “bëni hajgare lëreni shtetin pa qeveri” këtë se ka lexuar askush vetëm Kurti! Sa për datë nuk e di a kanë mundur mos me lënë këtë datë të zgjedhjeve nëse kanë mundur. Gabim fatal apo vetëvrasje politike, sepse dihet diaspora qysh kur është themeluar VV e ka admiruar Kurtin dhe kjo datë ka qenë fatale për të gjitha partitë me 300,000 vota! Bedri Hamza i PDK do të ketë një të ardhme por duhet shumë mund dhe djersë, sepse është i pa korruptuar dhe i përgatitur shumë, që në të ardhmen mund të bëhet lider karizmatik, është popullor, i ngrohtë, i dashur për tërë popullin. Bedri Hamzën duhet ta ruajmë dhe përkrahim sepse në të ardhmen vetëm Bedriu do të mund ta mposht Albin Kurtin askush tjetër! AAK në radhën tjetër nuk do ta kapërcej as pragun kurse LDK do ta pret fati i AAK ngase ata do ti shkatërroj vetë krenaria intelektuale, narcizmi akademik.


Go to TOP