Juventus fiton në fushën e Pisa

Juventus e ka vazhduar formën e mirë në të gjitha garat, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi pas triumfit 2-0 në transfertë ndaj Pisa, në stadiumin “Arena Garibaldi”.

Juventus e nisi ndeshjen me më shumë iniciativë, por tentimet e Cambiasos, McKenniet, Yıldızit dhe Opendas nuk e kanë gjetur rrjetën. Edhe Pisa ka pasur një moment të rrezikshëm në fund të pjesës së parë, kur Moreo e ka goditur traversën pas një goditje nga këndi, duke alarmuar mbrojtjen vendase. Pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Në pjesën e dytë, vendasit janë shfaqur më guximshëm dhe kanë goditur sërish shtyllën, por ka qenë Juventus që ka shënuar i pari. Në minutën e shtatëdhjetë e katërt, pas një aksioni të shpejtë nga krahu i djathtë dhe një topi të ulët në zonë, mbrojtja e Pisa e ka devijuar topin në portën e vet, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Pisa ka tentuar barazimin në minutat e fundit, por hapësirat e lëna në mbrojtje janë shfrytëzuar nga Juventus.

Në kohën shtesë, Jonathan David ka asistuar për Kenan Yıldız, i cili e ka realizuar golin e dytë dhe e ka vulosur fitoren.

Me këtë rezultat, Juventusi numëron tetë fitore në dymbëdhjetë ndeshje nën drejtimin e Luciano Spallettit, ndërsa Pisa vazhdon krizën dhe mbetet në zonën e rënies.


Go to TOP