Mos e votoni tradhtinë e Ohrit 2023 dhe tradhtinë e Brukselit 2013!

Shkruan: Idriz MORINA

Shqiptarë të dashur, të gjithë ju që e ndjeni veten vërtetë shqiptarë, mos votoni ata që për 35 vite, herë njëri grup herë tjetri, e kanë mbushur vendin me dezinformata, duke shitur patirotizëm e duke vepruar kundër interesave kombëtare.

Këto parti e kanë të nëjtën origjinë, LPK-në, të njëjtën ndjesi ideologjike për sllavët apo serbët. Akuzat kurrë nuk i kanë ndryshuar për atdhetarët. Rugovën e quanin kuisling, tradhtar, njeri të Millosheviçit, dhe vetë më pas bën marrëveshjet më të këqija të mundshme, të cilat Rugova i refuzonte në mënyrë kategorike. Ndërsa, e glorifikonin veten për patriotizëm, deri në luftë, në luftë, dhe pas saj. Ndërsa, pas vdekjes së Rugovës filluan të kthehen në normalitet, por e shembën atë vet pas Pavarësisë, duke i hapur rrugën tkurrjes së sovranitetit të Kosovë dhe të frymës shqiptare.

Me shkuarjen në Hagë të përfaqësuesve kryesorë të atij grupimi, filloi ta rikthejë të njëjtën frymë VV-ja, duke i shpallur të gjithë tradhtarë të mëparshmit, por duke bërë njësoj sikurse bën, ata pasaardhësit e mëparshëm të LPK-së, duke vazhduar rrugën e trasuar nga Thaçi, duke bërë edhe më shumë lëshime në favor të interesave serbe, me Marrëveshjen e 27 shkurtit 2023 dhe të Aneksit të Ohrit në mars 2023!

Kjo marrëveshje është bërë pjesë e ligjit ekzekutiv amerikan për 2026!

Mos e votoni VV-në, që e bëri marrëveshjen më të keqe historike që nga LDB-ja, e krahasueshme me tradhtitë e Enver Hoxhës, duke i shtuar me aq sa mundi kompetenca speciale, të drejtave të veçanta për serbët, që ia dha Thaçi me Marrëveshjen e 2013-ës!

Ju mund të mos e dëgjoni asnjë arsye atdhetarie, asnjë thirrje, por bijtë tuaj, që do ta duan dhe do të dinë ta duan atdheun shumë më mirë se ju, do të turpërohen për injorancën që do ta tregoni me votën tuaj.

Të gjitha ata që e përkrahën Thaçin për marrëveshjen e 2013-ës duhet ta ndjejnë veten të turpëruar, por edhe më të turpëruar ata që sot e përkrahin Albin Kurtin, sepse ky premtoi, që do ta ndryshonte në të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve, marrëveshjen e 2013-ës, por e tradhtoi besimin tuaj, dhe zotimin e tij, nga refuzimi i Marrëveshjes 2013, i dha autonomi substanciale serbëve në 2023, fiks 10 vjet më vonë, duke krijuar:

Asociacion 2013 + kompetenca speciale = Autonomi!

Pra, vota juaj, shqiptarë atdhetarë, do të jetë votë për ata që e gjymtuan Republikën e Kosovës!

Vota juaj do të ishte votë për Autonominë serbe!


Go to TOP