Shaqir Totaj diskuton me Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve fuqizimin e zërit të qytetarëve në shëndetësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e përfaqësimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u theksua nevoja për fuqizimin e zërit të pacientëve dhe roli i Këshillit të Pacientëve si një mekanizëm kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Komunën e Prizrenit.

Po ashtu, Totaj shprehu gatishmërinë e tij për të dhënë një kontribut konkret në këtë drejtim, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me shoqërinë civile, me qëllim të ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të hapur, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP