Hadergjonaj: Mërgata, shtylla e pathyeshme e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Hadergjonaj Bjeshka, ka përcjellë një mesazh të ngrohtë mirëseardhjeje për mërgimtarët, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të tyre në historinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Ai vlerësoi se mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e rrugëtimit për Liri, Pavarësi, Demokraci dhe shtetndërtim duke kontribuar vazhdimisht në çdo etapë vendimtare të vendit.

“Zoti ju bekoftë mërgata jonë!”, u shpreh Hadergjonaj Bjeshka, duke ritheksuar mirënjohjen dhe respektin për sakrificën, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të bashkatdhetarëve tanë.

Ai kandidon me numrin 20 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/


Go to TOP