Donika Gërvalla viziton Stubëllën për Krishtlindje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka vizituar sot Stubëllën për Krishtlindje.
Gjatë vizitës, Gërvalla u takua me banorë të kësaj zone, duke përcjellë urimet për festën e Krishtlindjes dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës, respektit dhe ruajtjes së vlerave kulturore e fetare.
Ajo vlerësoi kontributin e komunitetit katolik të Stubëllës në historinë, arsimin dhe kulturën e vendit, duke nënvizuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për barazi dhe respekt për të gjitha komunitetet./Kosova.info/
