Deklarohet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se tashmë ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar padia e Institutit të Kosovës për Drejtësi për rastin e KPM-së.

Aktgjykimi i nxjerrë thotë se aprovohet në tërësi padia dh është deklaruar i paligjshëm Vendimi për Zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) i datës 17.01.2025.

“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së.  Po ashtu, ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla.” – ka shkruar Bajraktari në Facebook.

May be an image of text that says "AKTGJYKIM 1. APROVOHET në Drejtësi. përfaqësuar nga Ehat Miftaraj e nga Prishtina. si e bazuar padia dhe kërkesëpadia e paditësit OJQ Instituti i Kosovës për cilët sipas autorizimit i përfaqëson Ardian Bajraktari, avokat II. DEKLAROHET PALIGJSHỄM e paditurit Komisioni Pavarur Vendimi për Zgjedhjen Medieve. Kryetarit -e Ae datës 17.01.2025 i III. DETYROHET e paditura paguaj përgjithshme prej 239.00€ (dyqind e tridhjetë e nëntë euro e zero cent). shpenzimet procecdurale paditësit në shumën e"
Go to TOP