Ambasada e Kosovës në Kroaci del me njoftim për situatën në kufijtë ku kalojnë mërgimtarët
Ambasada e Kosovës në Kroaci, ka dalë me një njoftim për situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë, si dhe të Kroacisë me Malin e Zi.
Në njoftimin e fundit të saj, kjo ambasadë thotë se situata aktualisht është stabile.
“Megjithatë, për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), procedurat e kalimit kufitar mund të jenë të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në funksion më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim.
Prev Post
Aksident mes dy veturash në kryeqytet
