Fadil Aliu falënderon qytetarët e Hajvalisë dhe Gollakut për mbështetjen
Tubimet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbajtur dje në Hajvali dhe në Gollak, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, shkruan Kosova.info.
Në këto takime me qytetarët, kandidati për deputet Fadil Aliu, numër 50 në listën e LDK-së, ka falënderuar për pritjen dhe mbështetjen e dhënë.
Gjatë tubimeve u theksua rëndësia e angazhimit qytetar në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.
LDK hyn në këto zgjedhje me numër 123, ndërsa kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidat me numër 1 në listë.
