Opera e Kosovës përmbyll vitin 2025 me “Flauti Magjik”

Nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentovič, zërat e rinj të Operës së Kosovës prezantuan në skenë fragmentet më të njohura në format koncertal nga kryevepra e Wolfgang Amadeus Mozart, Flauti Magjik.

Ky aktivitet shënon përmbylljen e programit të Operës së Kosovës për vitin kalendarik 2025, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për dashamirësit e muzikës klasike dhe komunitetin artistik në vend.

Performanca u karakterizua nga profesionalizmi i të rinjve artistë dhe interpretimi i pasionuar i veprës së njohur të Mozartit, duke rikrijuar magjinë e Flautës Magjike në një format unik koncertal.


Go to TOP