Sindikalistët e KRU ‘Hidrodrini’ paralajmërojnë grevë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se nesër do të hyjë në grevë njëorëshe.

Vendimi vjen si rezultat i mungesës së përgjigjeve zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve për rritje  lineare të pagave në shumë prej 110 euro për të gjithë punonjësit, barazimi i shujtës së mëngjesit me ndërmarrjet tjera të sektorit në vlerë 5 euro dhe paga e 13-të për të gjithë punonjësit e KRU “Hidrodrini”.

Ata kanë paralajmëruar se në rast të mosrealizimit të kërkesave do të përshkallëzojë veprimet sindikale deri në grevë të përgjithshme.


Go to TOP