Roma fiton ngushtë ndaj Como dhe mbetet në garë për titullin

Roma është rikthyer te fitoret në Serie A, duke e mposhtur Como me rezultat minimal 1-0 dhe duke mbetur vetëm tri pikë prapa liderit Inter.

Ndeshja e zhvilluar në Romë nuk ka ofruar shumë raste në pjesën e parë. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme, ndërsa Roma e ka pasur të vështirë ta çajë mbrojtjen e fortë të mysafirëve. Wesley dhe Evan Ferguson i kanë pasur rastet më të mira për vendasit, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, loja është bërë më e hapur. Roma ka shënuar një gol përmes Bryan Cristantes, por që është anuluar për pozitë jashtë loje. Pastaj goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Wesley Franca. Moment vendimtar ka qenë ai kur Wesley ka përfituar nga një situatë e favorshme dhe ka realizuar me një goditje të saktë në këndin e poshtëm. 

Me këtë fitore, Roma vazhdon garën për titullin e kampionit.


Go to TOP