Fitore dramatike për Prishtinën

Sigal Prishtina ka shënuar fitore dramatike ndaj Bashkimit në javën e njëmbëdhjetë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Në kryeqytet, Sigal Prishtina ka shënuar fitore dramatike ndaj Bashkimit me rezultat 72:70. Mysafirët nga Prizreni e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe e kanë fituar çerekun e parë 17:24, por prishtinasit kanë reaguar në periudhën e dytë dhe kanë shkuar në pushim me epërsi 42:39.

Pjesa e dytë e takimit ka qenë shumë e luftuar, me rezultatin që ka mbetur i hapur deri në sekondat e fundit. Në aksionin vendimtar, Anderson nuk ka qenë i saktë për tri pikë për Bashkimin, ndërsa Prishtina është treguar më e qetë në momentet vendimtare për të siguruar fitoren.

Te vendasit janë dalluar Kelby Kramer me dhjetë pikë dhe pesëmbëdhjetë kërcime, ndërsa te Bashkimi më efikasi ka qenë Kyan Anderson me njëzetë pikë.

Pas kësaj ndeshje, Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, ndërsa Bashkimi shtatë fitore e katër humbje.


Go to TOP