Ofertë publike për “Babën” e VV-së!

Shkruan: Shqiprim ARIFI

Gjatë vitit 2017, për herë të parë jam pozicionuar NDRYSHE në drejtim të VV-së, pasi atë kohë hasëm në një qasje përveç destruktive e diktatoriale, po ashtu dhe imponuese (siç vërehet qartësisht sot tek pushteti aktual në Preshevë – i nënshtruar ndaj VV-së).

Që atëherë, më kanë vërshuar kërcënimet dhe sharjet banale, me komente të ulëta në faqen time, apo në faqet e mediave anembanë shqiptarëve. Sidoqoftë, ndër të parët ju solla informacione në raport me aleatin tonë historik SHBA, se “Babai” i VV-së është “Non-Grata” në Amerikë, me ç`rast jam kërcënuar e sharë në gjitha mënyrat. Tani askush nuk ka dyshim se atë që e bëra publik vite më parë është faktike, sepse “Baba” është izoluar si askush më parë dhe ka izoluar Republikën e Kosovës si kurrë më parë në qarkun diplomatik, e sidomos atë të SHBA-së. I paprecedentë është një konsensus i demokratëve dhe republikanëve të SHBA-së se “Baba” është duke sharruar Republikën drejtë humnerës së iluzioneve dhe eksperimenteve të tij patologjike.

Falë qasjes suaj të pa rezervë, “Baba” juaj ka filluar të ndjehet superior dhe i pa konkurrent, besa mendjemadh edhe arrogant, duke i ikur çdokujt që mendon ndryshe nga ai, veçanërisht mediave që tanimë në baza ditore kanë material që e shpërfaqin në mënyrë të qartë keqqeverisjen e keqpërdorimet në pushtet. Tani ka pesë vite pushtet absolut, zotëron pothuajse të gjitha institucionet publike e gjysmë publike. Por, ja që ai bashkë me kukuvajkat e tij ditë e natë ankohet se nuk po mundet të punojë, “sepse Kosovën në 20 vitet e fundit e paskan rrënuar të tjerët”, ndërkohë Kosova për 20 vite doli e djegur nga lufta dhe kaloi nëpër proceset më të rëndësishme shtetndërtuese, duke kulminuar me shpalljen e pavarësisë, të cilën i ashtuquajturi “Baba” e kundërshtoi.

“Baba” kurrë në jetë nuk ka punuar për të mbajtur familjen sikurse 2 milion shqiptarë të tjerë në Kosovë, kurse përnjëherë i ra në hise që t’i “menaxhoj” rreth 25 miliardë Euro të Buxhetit të Kosovës, të cilat kryesisht rrëshqitën drejt xhepave të klikës së tij. Shihet qartë se është peng i botës paralele ku jeton ai dhe mendja e tij e “ndritur”.

Prandaj, sot vi me një ofertë publike:

Ju kritikues, opinionistë, militantë, të papunë, kafexhinj, komunistë, ateistë, analfabetë, spiunë e UDB-asha, pseudopolitikanë, e të tjerë, ftojeni “Babën” tuaj të dalë në debat publik me mua, ku të dojë dhe kur të dojë!


Go to TOP