Kamera ku zhvillohen intervistat në polici, Oda Avokatëve: Krijojnë pasiguri dhe shkelin privatësinë
Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se në në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.
OAK-ja thotë se “prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.”
