Nisma publikon listën zgjedhore me 110 kandidatë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar sot se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit me një listë të plotë prej 110 kandidatësh.
Lista u bë publike pas një konference për media, ku Limaj shprehu besimin se NISMA do të arrijë një rezultat të rëndësishëm në këto zgjedhje.
Limaj shtoi se partia është e përgatitur për garën zgjedhore dhe se kandidatët e prezantuar përfaqësojnë një kombinim përvoje dhe energjie të re, me synimin për të përfaqësuar denjësisht votuesit në legjislaturën e ardhshme. /Kosova.info/
