Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV–PSHDK 

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSHDK-së është nënshkruar zyrtarisht sonte. Marrëveshja është firmosur në një takim ku kanë qenë të pranishëm kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kryetari i PSHDK-së Zef Morina, raporton Kosova.info.

Në nënshkrim kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, udhëheqësja e Guxo Donika Gërvalla dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Me këtë, katër subjektet konfirmojnë hyrjen së bashku në garën e 28 dhjetorit nën emrin “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”./Kosova.info/

Go to TOP