Shkallon ish-Avokati i popullit, nga urrejtja në prag të çmendurisë!

Shkruan: Idriz MORINA

Pasi një ditë më parë në zyrat e KQZ-së, me mendje të humbur po përndiqte gazetarët duke shfryrë mllef të pakuptueshëm, të paktën bazuar në pamjet mediale.

Të nesërmen, pra dje duke mbrojtur vetveten në stilin e Vetëvendosjes, që nuk pranon asnjëlloj përgjegjësie për sjelljet apo vendimet e veta, reagoi jo më si një i frustruar, por si një njeri, që ka filluar ta humb komunikimin me realitetin!

Ajo që për mua është plotësisht e papranueshme është se Sami Kurteshi, si anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ-së), në një ambient ku roli i mediave dhe gazetarëve është thjesht raportues dhe nuk pretendendohet edhe qoftë me joprofesionalizmin më eklatant të ndikojë në vendimet apo në figurën e anëtarëve të KQZ-së.

Pohimet e tij nuk janë akuza, ato janë thjesht trillime të pakuptimta që janë prova psikologjike, se kemi të bëjmë me një njeri të shkalluar, nëse nuk na befason duke gjetur prova, se ndonjëri nga gazetarët e përfshirë në debatet e KQZ-së apo për të, qenka “vrasës me pagesë”!

Kurrë se kam dëgjuar të dënojë vrasjet e gazetarëve, të paktën të dy kolegëve të mi, me të cilët kishim një shoqëri shumë të mirë, dhe që kishin një respekt të veçantë për mua, Bardhyl Ajetin dhe Bekim Kastratin!

Vrasjet e që të dyve, kurrë nuk u zbardhën! Dhe z.Kurteshi sa ishte Avokat i Popullit, kurrë nuk bëri thirrje për zbardhjen e këtyre dy vrasjeve! Nuk bëri asnjë përpjekje për të inkurajuar drejtësi për zbardhjen e këtyre dy rasteve dhe të asnjë rasti politik, që lidhej me Rugovën dhe LDK-në, për vrasësit e vërtetë me pagesë dhe as për porositësit e tyre!

Ka gazetarë jo profesionist sa të doni, sidomos në dekadën e fundit, dhe veçmas me rënien e lexueshmërisë së mediave të shkruara që kulmoi me mbylljen përfundimtare të të gjitha të përditshmeve që kishin mbijetuar deri në mbylljen e përgjithshme në Covid 19!

Mbase edhe çdo fyerje tjetër mund të hamendësohej si një provokim, por akuzat me shpifje të tilla, janë reminishenca totalitariste, që i takonin kohës së komunizmit dhe vendeve që ende jetojnë në diktatura.

Reagimin më fundamendal e bëri Shoqata e gazetarëve të Evropës, e cila e quajti  turp për Kurtin, që ka një përfaqësues të atillë në KQZ!

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i cili madje i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit në detyrë, duke e bërë përgjegjës se në këtë mënyrë edhe ai “po i minon gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj, duke lejuar që vetë partia juaj, VV, t’i denigrojë të gjithë ata që guxojnë t’ju kërkojnë llogari juve dhe vendimmarrësve të tjerë”.

Duke e përmbyllur me thirrje të pashembullt: “Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje t’i jepni fund këtij intimidimi para se të jetë tepër vonë.”

Pra, edhe për mua, po aq sa shpreh çmenduri ish Avokati i Popullit, që është një shembull i dështuar, sikurse edhe ai aktual, që vetëm avokat të popullit nuk janë, është çmenduri që as qeveritari Kurti, as deputetët apo ishët e saj dhe as partia nuk e dënojnë fare!


Go to TOP